Mbrojtja e të dhënave

Mbrojtja e të dhënave

Kur vizitoni faqen e internetit të URSA Dämmsysteme Austria GmbH për të lexuar informacionin që përmban ajo, kjo bëhet në mënyrë anonime, përveç nëse nuk na jepni informacion rreth vetes.

Privatësia juaj është e rëndësishme për ne. Çdo informacion që na jepni do të na lejojë t'ju dërgojmë informacione për produktet dhe ofertat e shërbimit për të cilat ju keni shprehur interes. Këto informata mund t'u ofrohen kompanive të tjera të URSA Insulation, S.A. Duke vënë në dispozicion informatat tuaja, ju pranoni që ato të përdoren nga ne për qëllimet e lartpërmendura. Ne nuk do t'i përcjellim këto informata palëve të treta jashtë URSA Insulation, S.A.

Ky njoftim për mbrojtjen e të dhënave dhe dispozitat ligjore është bërë në faqet e internetit të URSA në përgjithësi. Megjithatë, informacionet shtesë për mbrojtjen e të dhënave mund të gjenden në ueb-faqet specifike të kompanive të ndryshme të URSA Insulation, S.A., të cilat i shërbejnë një funksioni të veçantë.

 

Të dhënat personale

Ne në URSA Dämmsysteme Austria GmbH dhe në URSA Insulation, S.A., dëshirojmë t'ju japim aq kontroll sa të jetë e mundur për informacionin tuaj personal. Është e rëndësishme për ne që të ndiheni të sigurt kur vizitoni faqen tonë të internetit. Megjithatë, ka raste kur ne mund të kemi nevojë për informacion personal nga ju. Çdo informacion personal që na ofroni (duke përfshirë edhe adresën tuaj të e-mail-it) do të përdoret për qëllimet e mëposhtme:

Nëse na jepni informacion personal për të marrë informacion nga ne (p.sh. broshura, katalogë), ne mbledhim dhe ruajmë këtë informacion. Ky informacion ka për qëllim të plotësojë kërkesat tuaja. Kur ju shihni ose shkarkoni një informacion, e ndjekim këtë aktivitet. Kjo na ndihmon t'ju sigurojmë informacione të përshtatura për nevojat tuaja dhe na lejon të kuptojmë se cilat sfera të faqes së internetit shpesh vizitohen duke përdorur cookie (shih më poshtë).

Ne do të përdorim informacionin e mbledhur dhe të ruajtur për ju vetëm në kuadër të URSA Insulation, S.A..

Kjo ueb-faqe mund të përmbajë lidhje me faqe të internetit që nuk i përkasin URSA Insulation, S.A.. URSA Insulation, S.A. nuk merr përgjegjësi për mbrojtjen e të dhënave në këto faqe interneti.

Ju mund të kontaktoni URSA Dämmsysteme Austria GmbH me pyetje rreth përdorimit të të dhënave tuaja personale (p.sh. emrin ose adresën tuaj të e-mailit). Ju mund të gjeni se si të kontaktoni URSA Dämmsysteme Austria GmbH në Impressum. Nëse të dhënat individuale nuk janë të sakta, ju mund të kërkoni që këto të korrigjohen. Ju gjithashtu keni të drejtë (me anë të kërkesës me shkrim dhe të nënshkruar personalisht, një herë në vit kalendarik dhe pa pagesë) për t'u informuar nga ne cilat të dhëna personale ne i përdorim dhe përse.

 

Cookies

Ueb-faqja e URSA Insulation, S.A. përdor Cookies. Një cookie është një dosje e vogël teksti që përmban informacione që ruhen në kompjuterin tuaj. Ne përdorim cookies për të përmirësuar përdorimin e faqes sonë të internetit për ju si përdorues.

Tre lloje të cookies përdoren në ueb-faqen e URSA Insulation, S.A .:

Lloji i parë e ruan përgjithmonë një dosje në kompjuterin tuaj dhe shërben për të përditësuar faqen e internetit me informacione të reja që nga vizita juaj e fundit. Informacioni në faqen e internetit që nuk ka ndryshuar që nga vizita juaj e fundit shkarkohet në nivel lokal nga kompjuteri juaj për të lejuar qasje më të shpejtë në faqen e internetit.

Lloji i dytë i quajtur Session Cookie përdoret gjatë kohës që jeni duke lundruar në një faqe interneti. Ai përfshin një transferim të përkohshëm të informacionit midis kompjuterit tuaj dhe faqes së internetit. Session Cookies nuk ruhen në mënyrë të përhershme në kompjuterin tuaj dhe zhduken kur ju e mbyllni shfletuesin në kompjuterin tuaj.

Lloji i tretë përdoret për qëllime statistikore, domethënë për të marrë informacion rreth asaj se sa shpesh vizitohen fusha të ndryshme të faqes sonë të internetit.

Përveç nëse thuhet shprehimisht diku tjetër, Cookies nga URSA Insulation, S.A. nuk përdoren kurrë për të mbledhur të dhëna personale, si për shembull emrin tuaj, adresën e emailit, etj.. Rrjedhimisht, të gjitha informatat e mbledhura nga Cookies mblidhen në mënyrë anonime.

Nëse ju nuk pranoni përdorimin e Cookies nga URSA Insulation, S.A. në faqen tonë të internetit, është e mundur që të konfiguroni shfletuesin tuaj duke modifikuar parametrat në mënyrë që Cookies të refuzohen. Megjithatë, për shkak të teknologjisë së përdorur në faqen tonë të internetit, faqja e internetit nuk funksionon siç duhet pa përdorimin e Cookies.

 

Kontaktet

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me sa u tha më sipër, ju lutemi na kontaktoni në çdo kohë nëpërmjet faqes së kontaktit të URSA Dämmsysteme Austria GmbH.

 

Azhurnimi i fundit: Janar 2016