"
Çka është materiali izolues?
Materiali izolues është një term gjithëpërfshirës për të gjitha materialet, të cilat përdoren për të reduktuar transmetimin e energjisë termike (nxehtësisë) dhe të zërit (përmes ajrit ose trupit).
Çka është leshi mineral?
Leshi mineral është një material izolues i cili prodhohet nga guri, zgjyra ose qelqi i shkrirë, përmes shkrirjes dhe ndarjen pasuese në fibra. Varësisht nga materiali i parë dhe procesi i prodhimit, bëhet fjalë për lesh xhami ose lesh guri. Ata janë të gjithanshëm në përdorim nga bodrumi deri në çati, në ndërtesa të reja ose në renovim të ndërtesave të vjetra.
Çfarë e karakterizon leshin mineral?
Leshi mineral karakterizohet nga një përçueshmëri e shkëlqyeshme dhe shumë e ulët termike për mbrojtje optimale të nxehtësisë. Materiali i butë dhe elastik është gjithashtu i përshtatshëm për mbrojtje nga zhurma. Përveç vetisë jo-ndezëse të materialit, rezistenca ndaj plakjes dhe rezistenca ndaj kalbjes janë ndër vetitë më të rëndësishme. Për më tepër, leshi mineral është veçanërisht ekonomik për t'u prodhuar. Falë trajtimit të lehtë, leshi mineral mund të përpunohet në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë rrezik për shëndetin.
Në çfarë forme mund të marr lesh mineral?
Leshi mineral mund të blihet në formë të pllakave ose si shajak (shtresë) në formë rollne. Të dyja format munden varësisht nga aplikimi të prehen dhe të montohen. Por, leshi mineral mund të blihet edhe në formë të lirshme, për mbushjen e hapësirave.
A është leshi mineral i ndezshëm?
Jo. Leshi mineral është klasifikuar sipas ÖNORM E 13501-1 në Euroclass A1 dhe me këtë është një nga materialet e pakta izoluese që nuk digjen.
A mund ta reduktojë rrezikun nga zjarri izolimi me lesh mineral?
Leshi mineral është një material izolues jo i ndezshëm dhe kështu jep një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen preventive nga zjarri të strukturave të ndërtimit. Në rast zjarri, pengohet përhapja dhe në këtë mënyrë mbrohet jeta dhe prona. Gjithashtu nuk prodhohen gazra toksike!
A mund ta kapim leshin mineral me duar të zhveshura?
Po, materialet izoluese nga leshi mineral, me etiketën e cilësisë RAL, mund të preken me duar të zhveshura. Si masë parandaluese, duhet të vishni dorashka pune dhe rroba pune të mbyllura dhe të lirshme, gjatë përpunimit të leshit mineral, si dhe pastaj t'i lani duart.
A përbën leshi mineral rrezik për shëndetin?
Jo. Produktet izoluese nga leshi mineral, me etiketën e cilësisë RAL, mund të përpunohen pa rrezik për shëndetin. Megjithatë, si masë parandaluese, duhet të vishni dorashka pune dhe rroba pune të mbyllura dhe të lirshme, për mbrojtje nga pluhuri që mund të shkaktohet gjatë përpunimit të leshit mineral.
Ku mund të përdoret leshi mineral?
Leshi i xhamit si material izolues është i gjithanshëm në përdorim: nga bodrumi deri në çati, në ndërtesa të reja ose në renovim të ndërtesave të vjetra. Mund të izolohet kudo, ku shajaku apo panelet janë të mbrojtura nga lagështia apo ngarkesa e padëshiruar.
A i kursen izolimi me lesh mineral harxhimet e ngrohjes dhe a mund të reduktohen me këtë emetimet ndotëse?
Një strukturë ndërtimi e izoluar mirë me lesh mineral i redukton përmes vetive izoluese termike nevojat për ngrohje. Përmes kësaj zvogëlohet emetimi i gazrave ndotës dhe mbrohet ambienti në mënyrë të qëndrueshme.
Si mund të aplikohen materialet izoluese nga leshi mineral?
Materialet izoluese nga leshi mineral janë veçanërisht të përshtatshme për izolim të ndërtesave. Ofrohen produkte për izolimin e çative, mureve të brendshme dhe të jashtme, si dhe për izolimin akustik dhe për izolimin teknik dhe industrial.
A duhet të merrni masa të posaçme gjatë përpunimit të leshit mineral?
Jo. Edhe pse produktet izoluese të leshit mineral, të cilat janë të shënuara me etiketën e cilësisë RAL, në përgjithësi mund të përpunohen në mënyrë të sigurt për shëndetin, këshillohet të vishni rroba pune të përshtatshme të mbyllura dhe dorashka pune gjatë përpunimit të leshit mineral.
A ia vlen të izolohet?
Vetëm përmes mureve të jashtme dhe çatisë së një ndërtese jo të izoluar humben të pashfrytëzuara gati 50% të energjisë për ngrohje. Konsumi i energjisë për ngrohje në ndërtesa pa izolim është rreth 20 litra vaj për ngrohje për një m² të sipërfaqes në vit. Përmes një renovimi të gjerë, ky konsum mund të reduktohet në përafërsisht. 5-7 litra. Izolimi e mban nxehtësinë brenda në ndërtesë dhe kursen kështu energji.
A nuk shkakton izolimi i tepërt zhvillimin e mykut?
Jo izolimi e shkakton mykun. Myku krijohet në sipërfaqe të ftohta me lagështi të lartë. Kjo mund të parandalohet. Komponentët ndërtimorë të izoluar mirë shkaktojnë temperatura të larta të sipërfaqeve. Ajrosja e rregullt e largon në mënyrë të sigurt lagështinë e tepërt të ajrit. Nëse komponentët janë të izoluar siç duhet dhe në mënyrë të detajuar dhe nëse kryhet ajrosje afatshkurtër në vend të hapjes në pozitë të pjerrët të dritareve, jo vetëm myku, por edhe humbja e lartë e energjisë absorbohet në mënyrë efektive.
A ka nevojë për izolim shtesë edhe në rastin kur muret janë të trasha?
Mos u mashtroni nga muret e jashtme masive! Nuk është vendimtare trashësia, por përçueshmëria termike e materialit ndërtimor të murit. Muret e vjetra shpesh përbëhen nga materiale të rënda, të cilat bartin shumë nxehtësi në pjesën e jashtme - që do të thotë se ata kanë një mbrojtje të dobët të nxehtësisë me vlera izoluese (U-vlerat) prej rreth 1.4 W/(m²K). Për shembull, sipas Ministrisë në Hessen për Ekonomi, Transport dhe Zhvillim, një mur i jashtëm i tullave të ngurta do të duhej të ishte 165 cm i trashë për të arritur efektin e një izolimi standard prej tetë centimetrash. Një izolim mund të reduktojë humbjet e nxehtësisë deri në 80%.
A nuk harxhohet më shumë energji gjatë prodhimit të materialeve izoluese, se që kursehet më vonë?
Një numër i madh i hulumtimeve, si për shembull ai i Institutit për Shtëpitë Pasive të qytetit Darmstadt, dëshmon që edhe në rastin e materialeve izoluese si polistireni me trashësi të lartë prej 20 centimetrave, energjia e nevojshme për prodhimin e saj mund të kursehet për vetëm dy sezone të ngrohjes. Amortizimi energjik në rastin e produkteve nga leshi i xhamit është nën një vit.
A amortizohet fare izolimi?
Sipas llogaritjeve nga Instituti Ipeg, koha e amortizimit për izolimin e tavanit të katit të sipërm është më pak se gjashtë muaj, ajo e izolimit thelbësor të mureve me dy shtresa është shtatë, ndërsa koha e sistemit të integruar të izolimit termik (WDVS) është 18 vjet. Ngase shtëpitë përdoren për shumë dekada, kjo duhet të mendohet në afat të gjatë. Edhe pse disa masa të modernizimit mund të shpaguhet vetëm pas disa viteve, në ndërkohë mund të kursehen para në mënyrë të qëndrueshme e stabile. Gjatë përllogaritjes së rentabilitetit duhet të merret parasysh gjithashtu se shumë masa rinovuese domosdo duhet të ndërmerren, për shembull për shkak të kërkesave të standardeve të reja. Shpesh investimi fillestar për rinovim efecient të energjisë nuk është shumë i shtrenjtë, por që shpesh rezulton me kursime të konsiderueshme. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë do të thotë që kursimet e energjisë po bëhen gjithnjë e më atraktive. Përveç kësaj, shumë subvencione publike ndihmojnë në këtë financim.