"
Cilësia më e lartë për kënaqësinë më të lartë të klientit - sipas kësaj filozofie mendojnë dhe veprojnë punonjësit në URSA. Vetëm kur klientët tanë janë të kënaqur, ne e kemi arritur qëllimin tonë.
Ndërmarrja URSA SLOVENIJA, proizvodnja steklene volne d.o.o., adresa: Povhova ulica 2, 8000 Novo mesto, është e regjistruar në regjistrin e ndërmarrjeve në Novo mesto, Sllovenia.
URSA SLOVENIJA d.o.o.
Povhova 2, 8000 Novo mesto
Sllovenia
Telefon: +386 7 39 18 300
Faks: +386 7 39 18 443
е-mail: ursa.southeast@uralita.com
Kontakt Agjent: TERMOTRADE
Adresa: Rruga Aradha, “Emin Duraku”
Gllogovc 13000, Kosova
Telefon: +386 49 155 640
е-mail: termotrade@live.com
Me më shumë se 1800 të punësuar në 13 vende të prodhimit dhe 40 zyra të shitjeve, URSA është e pranishme në Evropë, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Me më shumë se 60 vjet përvojë dhe rreth 450 milionë euro qarkullim, URSA është sot një nga prodhuesit kryesorë evropianë të materialeve të izolimit.
Leshi mineral URSA prodhohet në Spanjë, Francë, Belgjikë, Gjermani, Slloveni, Poloni dhe në dy fabrika në Rusi.
Fabrikat URSA XPS janë të vendosura në Gjermani, Francë, Spanjë, Itali dhe Rusi.
Xella Group is a leading, internationally operating solution provider of building materials and related industries, is headquartered in Duisburg/Germany, with 97 plants in 20 countries and sales organizations in more than 30 countries. In many of its markets Xella holds leading positions.”
With its Ytong, Hebel and Silka brands, Xella is one of the world's largest manufacturers of autoclaved aerated concrete and calcium silicate units. The Multipor brand stands for non-flammable mineral insulation boards. Fermacell and Fermacell Aestuver provide dry lining and fire protection solutions.
URSA është një kompani moderne me më shumë se 60 vite përvojë me fushën e materialeve të izolimit.
Origjina e prodhuesit të materialeve të izolimit URSA mund të përcillet në njërën anë deri tek viti 1949, në kohën kur u themelua kompania spanjolle POLIGLAS në Spanjë. Nga ana tjetër, origjina shkon në vitin 1955 - viti themelues i Dämmstoffheld GmbH në Gjermani. Në vitin 1988, POLIGLAS u morr përsipër nga Grupi Spanjoll Uralita. Në Gjermani, kompania Pfleiderer hyri gjithashtu në biznesin e materialeve izoluese në vitin 1991.
Të dyja kompanitë u zhvilluan paralelisht - POLIGLAS u rrit kryesisht në Evropën Perëndimore falë ndërtimit të fabrikave të reja, ndërsa Pfleiderer u zgjerua në Evropën Lindore - derisa Grupi Uralita bleu edhe sektorin e izolimit të kompanisë Pfleiderer në vitin 2002.
Në vitin 2004 u themelua zyrtarisht URSA. Që atëherë, kompania është rritur dhe sot është një nga prodhuesit kryesorë evropian të izolatorëve me 13 vende prodhimi dhe rreth 40 zyre përfaqësuese në Evropën jugore, perëndimore, lindore dhe në Rusi.
Është vënë gur-themeli.
Familja Masiá Mas-Bagá (Spanjë) e themelon POLIGLAS dhe specializohet në aktivitetin me ngrohje natyrale dhe formimin me derdhje të termoplastikës.
Themelohet Dämmstoffe Held.
Kompania Dämmstoffe Held GmbH themelohet në Dinslaken (Gjermani).
POLIGLAS futet në biznesin e materialeve izoluese.
POLIGLAS futet për herë të parë në biznesin e materialeve izoluese dhe prodhon GLASCOPOR, një polistiren i zgjeruar. Dega e parë themelohet në vitin 1973, ndërsa në vitin 1976 pason një degë tjetër në Sevilla.
Dämmstoffe Held ndërton një fabrikë të leshit mineral.
12 vite pas themelimit, Dämmstoffe Held GmbH ndërton një fabrikë të leshit mineral në Wesel (Gjermani).
Poliglas ndërton fabrikën e parë të leshit mineral.
Fabrika e parë e leshit mineral POLIGLAS ndërtohet në El Plà de Santa Maria (Tarragona, Spanjë) dhe fillon prodhimtarinë nën brendin GLASCOWOOL.
Themelohet POLIGLAS, S.A. France.
POLIGLAS, S.A. France themelohet me një degë në Toulouse. Kompania me këtë e bën një hap të madh drejt ekspansionit ndërkombëtar.
Themelohet fabrika e parë XPS.
Fabrika e parë POLIGLAS për polistiren të extruduar (XPS) themelohet gjithashtu në El Plà de Santa Maria (Tarragona, Spanjë) dhe fillon menjëherë me prodhimin e brendit GLASCOFOAM.
Grupi Uralita blen POLIGLAS.
Grupi Uralita, prodhuesi kryesor spanjoll i materialeve ndërtimore, e blen POLIGLAS dhe me këtë edhe biznesin e tyre në sektorin e izolimeve.
Pfleiderer futet gjithashtu në sektorin e izolimeve.
Kompania gjermane Pfleiderer AG zgjeron portofolin e saj të produkteve duke blerë prodhuesin Dämmstoffe Held GmbH me seli në Wesel (Gjermani).
Pfleiderer blen një fabrikë të leshit mineral në Slloveni.
Pfleiderer ekspandon dhe blen KRKA Novoterm d.o.o., një kompani sllovene me një fabrikë të leshit mineral në Novo Mesto. KRKA mbulon një pjesë të madhe të tregut në ish-Jugosllavi dhe eksporton lesh mineral në Itali dhe në Austri.
Rritje e shpejtë e Pfleiderer dhe konsolidim i tregut të POLIGLAS.
POLIGLAS prezentohet në Gjermani dhe Itali, me themelimin e degëve lokale – POLIGLAS GmbH dhe POLIGLAS Srl. Pfleiderer blen Isoglass N.V., një kompani belge me një punëtori në Desselgem dhe me degë në Shtetet e Beneluksit, Francë dhe Britani të Madhe. Pfleiderer hap gjithashtu një fabrikë të leshit mineral në Delitzsch (Gjermani).
Një fabrikë e re e leshit mineral në Rusi.
Pfleiderer rritet më tej përmes blerjes së një fabrike të leshit mineral në Chudovo (Rusi), e cila ishte ndërtuar nga Mehr & Held GmbH, një degë inxhinierie e Dämmstoffe Held GmbH, e përmendur më lart.
Pfleiderer i rrit kapacitetet prodhuese. POLIGLAS ndërton një fabrikë të dytë XPS.
Për shkak të rritjes së tregut, kapacitetet prodhuese të fabrikave në Novo Mesto (Slloveni) dhe Desselgem (Belgjikë) rriten gjithashtu. Në të njëjtën kohë, në Poloni themelohet Pfleiderer TechnikaI zolacyjna Polska, si një degë e kompanisë.
POLIGLAS ndërton një fabrikë të dytë XPS në Queis (Gjermani).
POLIGLAS futet në biznesin e leshit të gurit.
POLIGLAS vazhdon me strategjinë e ekspansionit dhe blen Isolyth Rt., fabrikë në Tapolca (Hungari). Poliglas prezanton produktin e ri të leshit mineral GLASOROCK.
Pfleiderer hap një zyrë të shitjes në Kiev (Ukrainë).
Një fabrikë e re e leshit mineral dhe një zyrë e re ndërkombëtare e shitjes.
Themelohet POLIGLAS France Industrie S.A. në St. Avold (Francë) dhe kjo i hap rrugën ndërtimit të një fabrike të re të leshit mineral në Francë.
Në të njëjtin vit themelohen POLIGLAS Ltd. në Londër (Britani e Madhe) si dhe POLIGLAS Dämmsysteme GmbH në Frankfurt (Gjermani).
POLIGLAS blen Fibraver derisa Pfleiderer i fut në përdorim dy fabrika të mëtejme të leshit mineral.
POLIGLAS feston përvjetorin e 50-të dhe blen në këtë vit Fibraver si dhe një fabrikë të leshit mineral në Beaucaire (Francë).
Pfleiderer blen një fabrikë të leshit mineral në Salgotarjan (Hungari) derisa fabrika tjetër në Dabrowa Gornicza (Poloni) tanimë ka filluar me prodhimin.
Fabrika në St. Avold fillon prodhimin.
Fabrika e re POLIGLAS në St. Avold (Francë) fillon me prodhimin e leshit mineral.
Pfleiderer zgjerohet në Rusi.
Pfleiderer vendos për ndërtimin e një fabrike të dytë të leshit mineral në Serpukhov (Rusi).
Grupi Uralita blen sektorin e produkteve të izolimit të Pfleiderer.
Uralita blen sektorin e produkteve të izolimit të Pfleiderer.
POLIGLAS fillon me zhvillimin e mëtejmë të projektit Adria, paralelisht me ndërtimin e fabrikës XPS në Bondeno (Italien).
Ngritje e kapaciteteve në Bondeno.
POLIGLAS instalon një vijë të dytë të prodhimit, për të ngritur kapacitetet e fabrikës së sapo themeluar në Bondeno (Itali).
URSA merr një imazh të ri.
Nga fuzionimi i POLIGLAS dhe Pfleiderer krijohet URSA si një kompani me ekspertizën e të dyja kompanive të mëparshme. Zhvillohet një imazh i korporatës dhe një logo e kompanisë.
Paralelisht prezantohen brendet e reja. Produktet themelore janë URSA GLASSWOOL dhe URSA XPS.
Ngritje e kapaciteteve në Serpukhov.
URSA ndërton një vijë të dytë prodhimi në fabrikën e saj në Serpukhov (Rusi).
Një fabrikë e re XPS në St. Avold.
Ngritje e kapacitetit të fabrikës së leshit mineral në Delitzsch (Gjermani).
URSA ndërton një fabrikë XPS në vendin ekzistues të prodhimit në St. Avold (Francë).
100 vite Uralita, fabrikë e re XPS në Rusi dhe ngritje e mëtejme e kapaciteteve.
Grupi Uralita feston përvjetorin e 100-të (themelimi më 1907).
Objekti i pestë i prodhimit të XPS i kompanisë URSA ndërtohet në Serpukhov (Rusi), derisa rritet kapaciteti i fabrikës së leshit mineral në St. Avold (Francë).
Blerja e një fabrike të leshit mineral në Turqi.
Zgjerimi i URSA përtej kufijve të Evropës vazhdon më tutje. Në këtë kuadër blihet biznesi i leshit mineral i kompanisë Ozpor, gjegjësisht fabrika e tyre në Polatli (Ankarë, Turqi).
Prezantimi i materialit izolues inovativ PureOne.
URSA prezanton premium produktin PureOne – leshi i parë mineral i teknologjisë së lartë me ngjyrë të bardhë natyrale në Evropë. Në përputhje me strategjinë e kompanisë, PureOne është një ndër linjat më inovative dhe më të qëndrueshme të prodhimit. PureOne kryen një kontribut pozitiv në përmirësimin e ajrit të brendshëm.
Edhe URSA TERRA, një lesh mineral i ri, me një veti të shkëlqyeshme të izolimit të zërit, do të prezantohet këtë vit.
Prezantohet ndërkombëtarisht URSA GEO.
URSA e prezanton produktin inovativ URSA GEO. Ai ofron vetitë më të mira izoluese termike dhe të zërit, si një produkt jo i djegshëm.
PureOne merr çmime të ndryshme evropiane.
Në të kaluarën URSA ka pranuar shumë çmime, por asnjë produkt nuk është çmuar deri më tani ndërkombëtarisht më shumë se PureOne. Leshi mineral me ngjyrë të bardhë natyrale mbledh në gjithë Evropën çmime të shumta, ndër të tjera edhe çmimin Product Innovation në BAU 2011 (Gjermani), Green Brand Innovation Certificate (Poloni), si dhe mirënjohjen e konsumatorëve (Francë).
Ngritet kapaciteti i fabrikës XPS në Queis (Gjermani).
URSA Insulation merr një tjetër deklaratë të produktit mjedisor.
URSA Deutschland merr deklaratën e produktit mjedisor sipas standardeve të IBU (Institut für Bauen und Umwelt).
Një çmim tjetër për produktin e vitit 2012
Lexuesit e revistës dachbaumagazin zgjedhin materialin izolues me performancë të lartë PureOne nga URSA si produkt i vitit 2012.
Fillimi i prodhimit XPS pas tërmetit në Itali
Fabrika URSA XPS në Bondeno (Itali) fillon përsëri prodhimin pas punimeve të gjata në rindërtim. Më 20 maj 2012 fabrika u shkatërrua plotësisht nga një tërmet i rëndë në rajonin Ferrara.
Imazhi i ri i korporatës për URSA
Pas më shumë se 10 vite prezencë në treg, zbulohen një imazhi i ri i korporatës për URSA. Marka jonë tregtare, me dy arinj polarë, mbetet edhe më tej si shenjë dalluese. Si një simbol për mbrojtjen e ambientit, ajo mishëron vlerat themelore të URSA: mirëqenja, afërsia dhe humanizmi.
URSA becomes part of the Xella Group
Xella International GmbH acquires URSA, which continues as an independent business unit. Thus, URSA completes Xella`s portfolio of mineral based building materials creating opportunities to combining products of the new brand family to innovative solutions.
URSA ka vendosur planin e saj të vitit 2030 për të kontribuar në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëmeris (OZHQ) dhe për të përmirësuar performancën e saj mjedisore dhe sociale në një angazhim të fortë ndaj qëndrueshmërisë ne ciklin ekonomik . Projekti ESG (Environmental, Social, and Governance) përcakton linjat e punës që kompania do të trajtojë me vendosmëri në vitet e ardhshme.
Grupit Etex
Në fillim të vitit, u njoftua integrimi i URSA në Etex, një grup i madh evropian, ka bere te njohur qe te lejoj kompanin qe të vazhdojë me margjinën e saj për rritje dhe zotimimin e fortë për qëndrueshmëri, të cilën ajo ka ndërmarrë ne vitet e fundit. Me përfshirjen e saj, Etex Grupo konfirmon linjën që ka marrë për t'u bërë një lider botëror në ndërtimet e lehta dhe modulare.
Ngrohtësi, siguri dhe mirëqenie - këto janë nevojat themelore të njerëzve dhe forca motivuese e veprimeve tona.
Materialet tona inovative izoluese ofrojnë efikasitet energjetik në ndërtesa, përmes së cilës ne përmirësojmë kualitetin e jetës të njerëzve dhe mbrojmë ambientin tonë. Ashtu si pothuajse asnjë material tjetër ndërtimi, produktet e kursimit të energjisë URSA ruajnë burime të çmuara të energjisë, reduktojnë emetimet e CO2 në mënyrë të qëndrueshme dhe në të njëjtën kohë kontribuojnë në komoditetin e jetesës.
URSA i kushton rëndësi të madhe standardeve të larta mjedisore. Të gjitha proceset e prodhimit të kompanisë janë optimizuar për të zvogëluar ndikimet e mundshme mjedisore në një minimum absolut. Si nxjerrja dhe përpunimi i lëndëve të para të përdorura, ashtu edhe trajtimi i mbeturinave, konsumi i energjisë dhe emetimet e ndotësve, ndikojnë në këto masa. Detyra, të cilat në të ardhmen do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.
Kompania URSA qëndron për produkte inovative dhe cilësi të shkëlqyeshme.
Me produktet tona kryesore të leshit mineral, polisterolit të extruduar dhe të fletëve metalike, ne mbulojmë të gjitha segmentet e aplikimit në fushën e izolimit termik dhe akustik.
Kjo sigurohet nga punonjësit e URSA me njohuritë, angazhimin dhe forcën e tyre novatore. Në këtë mënyrë, ne jemi gjithmonë në gjendje të zhvillojmë produkte të reja dhe shërbime, të cilat saktësisht përshtaten me kërkesat individuale të klientëve tanë.
URSA është partneri juaj për kursimin e energjisë, izolimin termik dhe izolimin e zërit me lesh mineral dhe materiale XPS; përkrahur nga stafi i shkëlqyer i shitjes, një zinxhir efikas furnizimi si dhe nga pasioni i të gjithë punonjësve tanë.
Zhvillimi i qëndrueshëm është dhe duhet të jetë një çështje e rëndësishme në jetën tonë.
Ndryshimi global i klimës ka përqendruar vëmendjen në emetimet e CO2 dhe përdorimin efikas të burimeve të kufizuara të energjisë, të cilat mund të harxhohen shumë më shpejt se sa që mund të formohen.
Gjatë një viti, planeti ynë ka një potencial të kufizuar për të rinovuar burimet e konsumuara nga ne dhe për të absorbuar mbeturinat që ne i prodhojmë. Aktualisht, natyrës i nevojiten 16 muaj për të ripërtërirë atë që ne e konsumojmë brenda 12 muajve. Kjo do të thotë, që ne jemi duke i shfrytëzuar burimet e gjeneratave të ardhshme.
Në Protokollin e Kiotos dhe në kontekstin e politikave rreth klimës dhe energjisë, Bashkimi Evropian po merr iniciativa afatgjata të energjisë deri në vitin 2030 dhe 2050. Kjo do të thotë që tani është i nevojshëm një veprim urgjent për të përmbushur objektivat dhe për të përmbushur nevojat e gjeneratave të ardhshme.
Meqenëse pjesa më e madhe e energjisë shpenzohet në ndërtesa (40% për ndërtesa kundrejt 32% për transport dhe 28% për industri), përpjekjet janë përqendruar në uljen e konsumit të energjisë në këtë fushë.
Ndërtesat tona zakonisht përdoren për një periudhë shumë të gjatë kohore. Prandaj, vëzhgimi i gjithë ciklit të jetës të një ndërtese mund të na ofrojë një dëshmi për kualitetin aktual të asaj ndërtese.
Kriteret e qëndrueshmërisë
Qëndrueshmëria është një qasje gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh tre shtyllat e qëndrueshmërisë (ndërtesat - cilësia ekologjike, ekonomike dhe socio-kulturore) dhe ndërveprimet mes tyre.
Për industrinë e ndërtimit mund të burojnë kritere të ndryshme nga këto tri dimensione.
1. Kualiteti ekologjik (ndikimi mjedisor)
Në aspektin e cilësisë ekologjike merret parasysh konsumi i resurseve (p.sh. konsumi i lëndëve të para dhe energjia) dhe ndikimi i tyre në dëmtimin ekologjik (p.sh., ngrohja globale, ozoni).
2. Kualiteti ekologjik (ekonomia)
Në aspektin e cilësisë ekonomike merren parasysh kryesisht kostot e ndërtimit, përdorimit dhe të rrënimit.
3. Kualiteti socio-kulturor (komfori)
Në aspektin e cilësisë socio-kulturore merren parasysh dizajni, estetika dhe qasja, si dhe shëndeti dhe rehatia.
Ashtu si shumë organizata dhe kompani, edhe URSA dëshiron të marrë një qëndrim kundër ndryshimit të klimës, si një kompani e qëndrueshme dhe e ndërgjegjshme për mjedisin. Materialet izoluese të URSA ushtrojnë një ndikim pozitiv në të gjitha 3 kriteret kryesore të qëndrueshmërisë.
Në shembullin e URSA PUREONE kjo reflektohet si në vijim:
- Produkti është i përbërë kryesisht nga qelqi i ricikluar (mbrojtja e burimeve natyrore)
- Produkti ofron izolim të shkëlqyeshëm termik (reduktim i konsumit të energjisë gjatë përdorimit)
- Produkti përdor një lidhje ekologjike akrilike me bazë uji (duke përmirësuar cilësinë e hapësirës ajrore)
Produktet e URSA ndikojnë në një sërë kriteresh individuale dhe në këtë mënyrë përmirësojnë qëndrueshmërinë e një ndërtese.
Jetëgjatësia (LifeCycleAnalysis)
Si pjesë e analizës së jetëgjatësisë, optimizimi i të gjithë faktorëve ndikues ka për synim gjithë ciklin jetësor të një ndërtese - që nga nxjerrja e lëndës së parë tek ndërtimi dhe përdorimi e deri te rrënimi.
Deklaratat e Produkteve Ekologjike (EPD)
Efektet e produkteve të ndërtimit në qëndrueshmërinë e ndërtesave janë të përshkruara në deklaratat e produkteve ekologjike. Deklarata na jep informata mbi përdorimin e energjisë dhe resurseve dhe shkallën në të cilën produkti kontribuon në efektin serrë, acidifikimin, eutrofikimin, shkatërrimin e shtresës së ozonit dhe formimin e smogut. Përveç kësaj, jepen informacione për karakteristikat teknike, të cilat janë të nevojshme për vlerësimin e performancës së produktit ndërtimor në ndërtesë, siç janë jetëgjatësia, izolimi termik dhe izolimi i zërit, ose ndikimi në cilësinë e ajrit të brendshëm.