"
Në ndërtime të ndërtesave, inxhinieri civile, çati, mure apo dysheme - me produktet tona kryesore të leshit mineral, polistiren të ekstruduar dhe fletëza, URSA ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për pothuajse çdo detyrë.
Komoditeti dhe rehatia e shtëpive tona fillon nga lart - nga çatia. Ngase këtu, humbja e nxehtësisë në dimër dhe ngrohja në verë mund të reduktohet në mënyrë të qëndrueshme. Materialet izoluese natyrale nga leshi mineral janë dëshmuar të jenë shumë të përshtatshme. Ato na mbrojnë nga nxehtësia dhe i ftohti, nga zhurma dhe zjarri.
Më shumë
Shpesh, çatitë e rrafshëta janë të dizajnuara si të ashtuquajtura "çati të ngrohta", ku mbyllja e kulmit (për shembull me një shtresë zhavorri) formon shtresën e lartë funksionale të strukturës së kulmit. Mbulesa është subjekt i luhatjeve ekstreme të temperaturës dhe/ose rrezeve UV, të cilat mund të çojnë në dështimin e mbulesës nga lodhja e materialit.
Më shumë
Izolimi optimal i tavanit krijon rehati më të madhe dhe kursen energjinë e shtrenjtë. Varësisht nga konstruksioni, mund të përmirësohen krahas izolimit termik edhe ai akustik dhe mbrojtja nga zjarri. URSA me produktet e saj të materialeve të dëshmuara izoluese ofron zgjidhje si në vijim.
Më shumë
Ndërtimi i thatë ofron një sërë mundësish për të krijuar hapësira të lira dhe fleksibël. Me këtë rast nuk përdoren materiale ndërtimore me lagështi. Me mure të lehta ndarëse mund të krijohen konstruksione të holla që i përmbushin kërkesat e larta të mbrojtjes akustike dhe nga zjarri. Shajaku për mure ndarëse URSA është jo i ndezshëm.
Më shumë
Përveç çatisë, muret e jashtme të ndërtesave janë zonat me potencialin më të madh për rikuperim të energjisë. Për të shmangur humbjet e nxehtësisë dhe të energjisë, këto kërkojnë një izolim optimal për të siguruar komoditet të rehatshëm të banimit brenda mureve të shtëpive, si në verë, ashtu edhe në dimër. Materialet izoluese natyrale nga leshi mineral janë dëshmuar të jenë shumë të përshtatshme.
Më shumë
Izolimi optimal i dyshemesë bazë krijon rehati më të madhe dhe kursen energjinë e shtrenjtë. Varësisht nga konstruksioni, krahas izolimit termik mund të përmirësohet edhe ai akustik. URSA me produktet e saj të materialeve të dëshmuara izoluese dhe ato XPS ofron zgjidhje si në vijim.
Më shumë
Gjithnjë e më shumë hapësirat e bodrumit përdoren për banim ose të punë dhe për këtë arsye ngrohen. Në mënyrë që të kufizohen humbjet e energjisë nga muret dhe dyshemeja e bodrumit, të cilat janë në kontakt me tokën, rregullorja mbi kursimin e energjisë përcakton kërkesa lidhur me mbrojtjen termike.
Më shumë