" Boden - Anwendungen - URSA
ursa-boden-1488190707.png

Dyshemeja bazë

Izolimi optimal i dyshemesë bazë krijon rehati më të madhe dhe kursen energjinë e shtrenjtë. Varësisht nga konstruksioni, krahas izolimit termik mund të përmirësohet edhe ai akustik. URSA me produktet e saj të materialeve të dëshmuara izoluese dhe ato XPS ofron zgjidhje si në vijim.

Izolimi optimal i dyshemesë bazë krijon rehati më të madhe. Shtresa e izolimit siguron një ndarje të llaçit të dyshemesë me përbërësit tjerë, ai praktikisht "noton" mbi materialin izolues. Për shkak të elasticitetit të leshit mineral krijohen veti shumë të mira të mbrojtjes akustike (izolim kundër zhurmës së hapave). Përveç kësaj, pllaka e përmirësojnë edhe mbrojtjen termike.

Më shumë

Edhe dyshemetë industriale duhet t'i përmbushin kriteret e mbrojtjes termike. Njëkohësisht duhet të kemi parasysh peshat e larta statike e dinamike. Me URSA XPS keni në dispozicion borde izoluese me rezistencë shumë të lartë ndaj ngarkesës, të cilat ofrojnë zgjidhje me kosto efektive. Dyshemeja industriale përpunohet nëpërmjet panelit të izolimit dhe një shtrese ndarëse apo guarnicioni.

Më shumë