" Fußboden - Anwendungen - URSA

Dyshemeja

Izolimi optimal i dyshemesë bazë krijon rehati më të madhe. Shtresa e izolimit siguron një ndarje të llaçit të dyshemesë me përbërësit tjerë, ai praktikisht "noton" mbi materialin izolues. Për shkak të elasticitetit të leshit mineral krijohen veti shumë të mira të mbrojtjes akustike (izolim kundër zhurmës së hapave). Përveç kësaj, pllaka e përmirësojnë edhe mbrojtjen termike.

Përparësitë

Për shkak të ngurtësisë së tyre veçanërisht të mirë dinamike, panelet e izolimit të tingullit nga URSA thithin në mënyrë të përkryer zhurmën nga lart. Në të njëjtën kohë, në sajë të kapacitetit të madh rezistues ndaj presionit, ato janë gjithashtu në gjendje të përballojnë ngarkesa të larta. Ndërmjet tabanit dhe llaçit të dyshemesë, ato gjithashtu ofrojnë edhe izolim termik që kursen energji.

  • ngurtësi e ulët dinamike deri në ≤ 7 MN/m3
  • përçueshmëri e ulët termike, vlera λD: 0.032 W/mK
  • kapacitetit i lartë rezistues ndaj presionit (TEP = CP3; TSP = CP5)

 

Ngurtësi dinamike s’ (MN/m3) SDi

Ngurtësia dinamike përshkruan vetitë "elastike" të izolimit kundër zhurmës së hapave. Sa më e ulët ngurtësia dinamike, aq më e mirë është izolimi kundër zhurmës nga pesha e trupit.

 

Ngjeshmëria CPi

Ngjeshmëria do të përcaktohet si diferenca midis dL dhe dB për panelet izoluese kundër zhurmës së hapave të klasave T6 dhe T7. Ngarkesa maksimale në llaçin e dyshemesë mund të përcaktohet nga klasa CP sipas EN 13162 Tabela 4.

 

Niveli Ngarkesa në llaçin e dyshemesë Ngjeshmëria c

CP5 ≤ 2,0 kPa ≤ 5 mm
CP4 ≤ 3,0 kPa ≤ 4 mm
CP3 ≤ 4,0 kPa ≤ 3 mm
CP2 ≤ 5,0 kPa ≤ 2 mm