"
Përveç çatisë, muret e jashtme të ndërtesave janë zonat me potencialin më të madh për rikuperim të energjisë. Për të shmangur humbjet e nxehtësisë dhe të energjisë, këto kërkojnë një izolim optimal për të siguruar komoditet të rehatshëm të banimit brenda mureve të shtëpive, si në verë, ashtu edhe në dimër. Materialet izoluese natyrale nga leshi mineral janë dëshmuar të jenë shumë të përshtatshme.
Fasadat e ventiluara janë dëshmuar gjatë shumë viteve në ndërtesat e reja dhe në renovimin e ndërtesave të vjetra. Ato tregojnë rastin klasik të një muri të jashtëm me izolim termik në anën "korrekte" të ndërtimit të jashtëm fizik, si dhe një mbrojtje shtesë nga moti. Ky është ndërtim i murit të jashtëm me siguri më të lartë teknike dhe me më pak ndjeshmëri ndaj dëmtimeve.
Më shumë
Në rastin e ndërtimit me korniza/tabllo prej druri, pjesët bartëse dhe ato përforcuese kombinohen në një element strukturor. Me një ndarje të rrjetës prej zakonisht 62.5 cm, listelat e standardizuara gozhdohen ose vidhosen në një strukturë bartëse. Këto korniza përforcohen vetëm pas aplikimin të drurit dhe/ose materialeve të gipsit dhe së bashku formojnë një pllakë të qëndrueshme (panel) i cili arrin një shumëfish të kapacitetit bartës të komponentëve individualë.
Më shumë
Fasadat industriale të dyfishta ndërtohen kryesisht si salla me konstruksion çeliku, shpejtë dhe me kosto efektive. Për shkak të kostove të ulëta të mirëmbajtjes dhe fleksibilitetit të madh në dizajn, këto fasada përdoren gjerësisht në ndërtimin industrial. Materialet e izolimit nga leshi mineral URSA me dimensione të standardizuara sigurojnë mbrojtje optimale nga nxehtësia, lagështia, zhurma, si dhe mbrojtje nga zjarri.
Më shumë