" Holzrahmenbau - Anwendungen - URSA

Ndërtim i kornizës së drurit

Në rastin e ndërtimit me korniza/tabllo prej druri, pjesët bartëse dhe ato përforcuese kombinohen në një element strukturor. Me një ndarje të rrjetës prej zakonisht 62.5 cm, listelat e standardizuara gozhdohen ose vidhosen në një strukturë bartëse. Këto korniza përforcohen vetëm pas aplikimin të drurit dhe/ose materialeve të gipsit dhe së bashku formojnë një pllakë të qëndrueshme (panel) i cili arrin një shumëfish të kapacitetit bartës të komponentëve individualë.

Shënim

Kornizat individuale mund të përbëhen prej druri masiv, preferohet druri masiv strukturor (KVH), i trarëve ose madje i traversave, të cilat kryesisht përdoren për trashësi të mëdha të murit (psh. shtëpitë pasive). Ndarjet në mes të strukturës bartëse mbushen plotësisht me materiale izoluese nga leshi mineral URSA dhe mundësojnë kështu pa dyshim përputhjen me kërkesat e energjisë.

Përparësitë

Produktet e leshit mineral URSA ofrojnë përveç mbrojtjes së shkëlqyeshme të ngrohtësisë në verë dhe në dimër, gjithashtu edhe izolim të shkëlqyer akustik. Ato nuk janë të ndezshme. Konstruksione të mbrojtjes nga zjarri janë të mundshme. Komponentët e sistemit URSA SECO PRO janë të disponueshme për izolim hermetik dhe mbrojtje nga lagështia.