"
Izolimi optimal i tavanit krijon rehati më të madhe dhe kursen energjinë e shtrenjtë. Varësisht nga konstruksioni, mund të përmirësohen krahas izolimit termik edhe ai akustik dhe mbrojtja nga zjarri. URSA me produktet e saj të materialeve të dëshmuara izoluese ofron zgjidhje si në vijim.
Shumë nxehtësi humbet gjatë dimrit përmes tavanit të katit të lartë në çatinë e pa izoluar. Ajri i ngrohtë ngrihet lartë, kështu që masat e izolimit termik në pjesën më të lartë nga zona e ftohtë kanë efektin më të madh. Përmirësimet janë lehtësisht të arritshme, duke aplikuar shtresa izoluese termike.
Më shumë
Tavanet e pezulluara janë tavane të lehta, të cilat janë varur nën tavanin aktual të zhveshur. Hapësira ndërmjet përdoret për instalime si kanalet e ventilimit, kabllot etj. Ndriçime montuese mund të vendosen në sipërfaqen e këtyre tavaneve, në mënyrë që të arrihet një pjesë e rrafshët e tavanit. Shajakët e izolimit URSA dhe panelet izoluese akustike gjithashtu i japin tavanit të pezulluar edhe funksionin e izolimit shtesë termik dhe akustik. Komponentët e sistemit URSA SECO PRO janë të disponueshme për izolim hermetik dhe mbrojtje nga lagështia.
Më shumë
Tavanet e bodrumeve mund të izolohen si në anën e epërme ashtu edhe në atë të poshtme. Një lartësi e mjaftueshme në bodrum është parakusht për një izolim në pjesën e poshtme të bodrumit. Në tavane masive, pllakat izoluese ngjiten apo shpohen me kunja në tavanin e bodrumit. Trashësia e materialit izolues orientohet këtu sipas lartësisë së hapësirës në bodrum dhe sipas lartësisë së mbetur për arkitraret e dritareve dhe dyerve.
Më shumë