" Oberste Geschossdecke - Anwendungen - URSA

Tavani i katit të lartë

Shumë nxehtësi humbet gjatë dimrit përmes tavanit të katit të lartë në çatinë e pa izoluar. Ajri i ngrohtë ngrihet lartë, kështu që masat e izolimit termik në pjesën më të lartë nga zona e ftohtë kanë efektin më të madh. Përmirësimet janë lehtësisht të arritshme, duke aplikuar shtresa izoluese termike.

Përpunimi

Përgatitja: Vlerësimi i llogaritjes strukturore

Para fillimit të punimeve të izolimit, tavani ekzistues duhet të vlerësohet në lidhje me vetitë izoluese, përshkueshmërinë  e ajrit dhe të avullit.

Një frenues avulli është i nevojshëm për izolimin e tavaneve me trarë prej druri dhe instalimin e një sipërfaqeje izoluese të avullit!

 

Këshillë

Kujdesuni për ajrosjen e duhur të hapësirës në kulm

 

1. Shtrirja e frenuesve të avullit (në tavanet e kateve të larta, me qasje dhe pa qasje)

Të shtrihet frenuesi i avullit pa rrudha dhe mbivendosjet të ngjiten me shirit universal ngjitës. Në skaje dhe komponentët në ngritje (oxhak etj.) vendosni gjithashtu frenues të avullit të papërshkueshëm nga ajri.

 

2. Shtrirja e materialit izolues (në tavanet e kateve të larta, me qasje dhe pa qasje)

Vendosni dërrasat e konstruksionit në dysheme dhe, nëse është e nevojshme, rregulloni ose përforconi ato.

 

Këshillë

(në tavanet e kateve të larta me qasje) Distanca mes dërrasave ndarëse bazohet sipas llojit të shtruarjes me dërrasa dhe ngarkesës së mëvonshme. Vendosni shajak në mes dërrasave ndarëse pa lënë fuga. Lartësia e dërrasave = trashësia e materialit izolues

 

3. Shtrirja e mbulesës së dyshemesë (në tavanet e kateve të larta me qasje)

Pas përfundimit të punës së izolimit, vëni mbulesën e sipërme (kompensatë ose të ngjashme) në nënstrukturë në përputhje me udhëzimet e instalimit nga prodhuesi. gjegjësisht bëni përpunimin e sipërfaqes.

Përshkrimi

Masat e izolimit në pjesën më të lartë të ndërtimit kanë efektin më të madh. Në shumicën e rasteve, mund të hiqet dorë nga një pengesë apo frenues i avullit. Vetëm nëse ka një hapësirë me një ngarkesë të lartë lagështie poshtë tavanit, rekomandohet që të aplikohet një frenues avulli në tavan, në mënyrë që lagështia në rritje të mos arrijë në konstruktin e tavanit.

Tavanet e kateve të sipërme shpesh i mbyllin hapësirat e nxehta përballë hapësirave të pa ngrohura dhe për këtë arsye janë një komponent i rëndësishëm në kuptimin e mbrojtjes së nxehtësisë që kursen energji. Këto sipërfaqe janë të lehta për t'u izoluar, ashtu që nga kursimet e energjisë investimi shpejt amortizohet. Materialet e izolimit URSA gjithashtu i plotësojnë kërkesat e larta të mbrojtjes së nxehtësisë dhe zhurmës për katet në kulm.