"
Tavanet e bodrumeve mund të izolohen si në anën e epërme ashtu edhe në atë të poshtme. Një lartësi e mjaftueshme në bodrum është parakusht për një izolim në pjesën e poshtme të bodrumit. Në tavane masive, pllakat izoluese ngjiten apo shpohen me kunja në tavanin e bodrumit. Trashësia e materialit izolues orientohet këtu sipas lartësisë së hapësirës në bodrum dhe sipas lartësisë së mbetur për arkitraret e dritareve dhe dyerve.
Nga pikëpamja e mbrojtjes nga zjarri, ne rekomandojmë përdorimin e kunjave metalike DHM, të përshtatshme me pllakat tona izoluese jo të djegshme të fasadës. Pllaka e kunjit duhet të jetë e rrafshët dhe të ketë një diametër prej të paktën 85 ose 110 mm.
Pllakat e izolimit kthehen në mënyrë alternative për 90° dhe përforcohen në tavan. Si rezultat, tepricat e shajakut i mbulojnë skajet e paneleve dhe sigurojnë një sipërfaqe të njëtrajtshme. Për të arritur një sipërfaqe të sheshtë pa rrudhje (efekti i dyshekut), mbajtësit e izolatorëve duhet të shtypen ose të vidhosen vetëm deri në trashësinë e panelit.
Përforcimi optimal: 5 kunja për çdo pllakë
Numri optimal i kunjave përbëhet nga një kunj në mes të pllakës, dhe një kunj e mëtejshme në çdo skaj (radhitje simetrike) me një distancë prej përafërsisht 10 cm. Sipas kësaj radhitjeje ju nevojiten 5 kunja për pllakë (3,47 kunja/m²). Sipërfaqja mund të lyhet me bojë shpërndarëse* duke
spërkatur. Aplikimi maksimal i bojës sillet rreth 80g/m².
Versioni alternativ i "kursimit": 2 kunja për pllakë
Në versionin e kursimit vendosen kunjat e skajeve në skajet e pllakave/pikat e kryqëzimit. Me këtë rast duhet të përdoren pjatat mbajtëse me diametër sa më të madh. Sipas kësaj radhitjeje ju nevojiten rreth 2 kunja për pllakë (1,39 kunja/m²). Në vende ku ka qarkullim të dendur ajri (psh. hyrja e garazhës), pllakat e skajshme duhet të përforcohen me kunja shtesë.
Një trashësi izoluese prej të paktën 8-10 cm është e dobishme në aspektin ekonomik dhe energjik. Vetitë veçanërisht të mira të thithjes së tingullit të leshit mineral përmirësojnë akustikën e dhomës dhe izolimi optimal termik i tavanit kursen energji të vlefshme.